Kryetari i Aleancës për shqiptarët Ziadin Sela realizoi takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Charles Garrett.

Në takim është biseduar për situatën aktuale politike, sfidat e vendit, përshpejtimin e procesit integrues dhe reformat në gjyqësor.

z.Sela ka shprehur qëndrimin se reformat në gjyqësor janë të rëndësishme për të gjithë qytetarët e vendit, ndërsa praktikat e deritanishme të drejtësisë selektive duhet të marrin fund sa më parë. Në vazhdim z.Sela ka ripërsëritur qëndrimin se plotësimi i kritereve të BE-së dhe rekomandimeve të faktorit ndërkombëtar, është jetik për progresin e vendit.

Takimi me Ambasadorin britanez dhe diplomatët tjerë perëndimor është rrjedhojë e takimeve konsultative që zhvillon Sela me komunitetin ndërkombëtar.

Me respekt,
ALEANCA PËR SHQIPTARËT