Me qëllim që të tejkalohen keqkuptimet e krijuara pas prezantimit të Analizës për mjetet e shpenzuara buxhetore për apanazhë dëshirojmë t’ju njoftojmë se Analiza e përmendur është bërë në bazë të të dhënave për mjete të paguara për apanazhë, që janë marrë nga Kuvendi i RMV-së.

Gjithashtu, dëshirojmë të sqarojmë se Kërkesa e KSHPK-së për të dhënat e cekura në të vërtetë është letër qarkulluese e cila, krahas Kuvendit të RMV-së, i është dërguar edhe mbi 100 institucioneve.

Është e dukshme se vetëm të dhënat nga Kuvendi i RMV-së janë parashtruar në shumë bruto, por për atë nuk pati kurfarë sqarimi në shkresë.