Në seancën e sotme të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve u ërgua apel deri te të gjithë partitë politike për anulim të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara për më 12 prill.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) para takimit të nesërm të Këshillit për siguri i konvokuar tek presidenti Stevo Pendarovski lidhur me përhapjen e koronavirusit kërkoi nga kreu shtetëror që ta rishqyrtojë vendimin për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare raporton news33.

Anëtarët e KSHZ-së në seancën e sotme, theksuan se nuk bëhet fjalë vetëm për ditën e zgjedhjeve, por që në këtë proces janë të përfshirë shumë njerëz të cilët mes vete duhet të komunikojnë.

Vetëm anëtarët e këshillave zgjedhor janë 35.000 persona, ndërsa në organizimin e zgjedhjeve është i përfshirë edhe një numër i madh i persnelit administrativ, teknik dhe logjistik.

Duhet të zëvendësohen 3.200 persona nga personeli mjekësor të cilët janë anëtarë të këshillave zgjedhor dhe KZK-ve.