Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) deri më sot ora 14:00, partitë politike dhe koalicionet nuk kanë paraqitur vërejtje për votimin, numërimin dhe nxjerrjen e rezultateve nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës, informojnë nga ana e Komisionit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 

Bartësit e listave të kandidatëve kanë të drejtë të parashtrojnë ankesa në KSHZ për procedurën e votimit, numërimit dhe nxjerrjes së rezultateve brenda 48 orëve pas votimit, ose 48 orë pas shpalljes së rezultateve paraprake.

Ankesat për procedurën e votimit mund të dorëzohen jo më vonë se ora 19:00 , ndërsa afati i fundit për paraqitjen e kundërshtimeve ndaj procedurës së numërimit dhe nxjerrjes së rezultateve do të përfundojë të mërkurën, në orën tre të mëngjesit.

KSHZ-ja është e detyruar brenda 48 orëve pas marrjes së çdo ankese të sjell vendim. Kundër vendimit të KSHZ-së, parashtruesit e ankesës mund të paraqesin ankesë deri te Gjykata Administrative brenda 24 orëve.

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare 2016, KSHZ do t’i shpall menjëherë dhe jo më vonë se 24 orë pas procedurës për ankesa. /Telegrafi/