Të gjitha 1.517 vendvotime në 35 komuna të cilat votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetarët e komunave janë të hapura në kohë dhe votimi funksionon normalisht. Asnjë parregullsi nuk është raportuar në KSHZ deri në orën 10:00. Pjesëmarrja në nivel shtetëror është 8.09 përqind. Kjo u njoftua në konferencën e sotme për shtyp nga zëdhënësja e KSHZ-së Ljupka Guguevska,përcjell Fol.

Pjesëmarrja më e madhe është në komunën e Demir Kapija 22.47 për qind, ndërsa më e ulta në komunën e Studeniçanit është 3.99 për qind.

Në gjashtë komunat në Shkup, ku votohet në raundin e dytë, pjesëmarrja në Butel është 10.81 për qind, ndërsa më e ulët në Cair rreth 6.17 për qind.Në komunat e tjera si Gazi Babë me 10.62 për qind, Kisella Vodë 10.47 për qind, Saraj 7.24 për qind dhe Shuto Orizari 6.83 për qind.

Numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në Listën e Votuesve me të drejtë vote në 35 komunat është 833,716 votues.

Konferenca e ardhshme për shtyp e KSHZ-së është në ora 14:00./Fol.mk