Kthimi në rezolutën 1244 është baza dhe mënyra më e mirë për të zgjidhur problemin e Kosovës.

Kështu ka thënë ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Kharchenko, me rastin e 21 vjetorit të miratimit të atij dokumenti nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ai vlerëson se rezoluta ra në harresë dhe se mosrespektimi i saj është një burim paqëndrueshmërie në rajon dhe Evropë, dhe arsyeja pse një zgjidhje e përhershme për Kosovën nuk është arritur akoma, raporton Tanjug.