Shkruan Ejup Berisha

Pse ne mendojmë se në politike duhet patjeter te kete te angazhuar njerëz me tipare të mira dhe pozitive. Te gjithe politikanët e aktivizuar në qeshtjen shoqerore që njihet si politikë prej koherave te meparshme e deri ne ditet e sotme neper vendet apo shtetet e botes nuk kane qene e as nuk jane engjej por ka pasur dhe prej tyre ka qe kane qene dhe jane e kunderta absolute e tyre. Pra në përditshmerine tona ka shume politikan qe merren me politike por ata janë të padenje per tu marre me kete profession. Nuk behet fjale per nje dy tre apo kater persona por numri i tyre është shumë më tepër. E ne shume shpesh themi se në politikë duhet të angazhohen njerëzit me te mire te mundshem apo me te menqurit si dhe me te sincertët që I ka një shoqëri apo një komb. Kjo do të thotë se te ne mbisundon bindja e përgjithshme shoqerore se nëse ka politikan të mire ata do tu permabahen disa rregullave apo dhe parimeve të caktuara morale. Kjo nuk eshte plotesisht e vërtetë sepse në shumicen e shteteve te botes ka pasur edhe politikan të mire por ata me kalimin e kohes kanë ndryshuar shume në sjellje dhe në karakter fatkeqsisht per te keq. Pra ndryshim I karakterit te tyre e ka bere te veten dhe keta individ jane shendrruar ne kafshe politike. Politikanet e tille me kalimin e kohes kane filur te mos zbatojne aspak moral ne politike the edhe pse keta formalisht apo deklarativisht kane thene se veprimet e tyre jane te moralshme por ne aspekt faktik nese analizohen te njejtat ne to nuk ka shume moral bile ne disa prej tyre nuk ka kurrfar moral. Njerezit e moralshem ne koherat bashkekohore cka eshte me e keqja kane filluar te stigmatizohen apo dhe te anashkalohen nga ana e qytetareve Duke I cilesuar ata edhe si te paafte per tu marre me politike. Gati te gjithe politikanet te cilet jane munduar te promovohen ne politike si te ndershem dhe te moralshem ose nuk kana arritur te fitojne ne zgjedhje ose edhe nese kane fituar jane rrezuar ne menyra te ndryshme konspirative nga pushteti. Me I fresket eshte rasti I rrezimit te Qeverise se re te Republikes se Kosoves e dale dhe e formuar nga zgjedhjet e parakohshme te muajit tetor te vitit te kaluar. Ateher zgjedhjet I fitoi nje elite e politikaneve te ri te moralshem dhe te pakorruptuar e gatshme ti bej ndryshimet e nevojshme dhe te domosdoshme ne politiken Kosovare por kot ky tentim I tyre nuk pati sukses sepse elitat e meparshme e bene grushtetin. Pra te thuash se je I gatshëm qe ti besh ndryshimet dhe se do te Qeverisesh ne menyre te ndershme she te moralshme kjo nuk eshte ndonje atu i pranueshem se do te keshe sukes ne politike apo si duket kjo gatishmeri dhe perpjekje pozitive ka efekt afatshkurter sepse shume shpejte do te pergatitet kundersulmi nga ana e foecave kundershtare te cilet do ta bejne pucin. Me tej po the se un po te vi ne pushtet nuk do te vjedh nuk eshte gjithashtu ndonje gatishmeri e pranuar mire nga ana e qytetareve sepse shumica e tyre do te thone lere se prej tij apo prej tyre ska ndonje leverdi. Qytetarët shqiptar sot me shume gojarisht dhe moralisht I perkrah in politikanet e moralshem dhe te sincerte ndersa ne fakt me teper I perkrahin politikanet e pamoralshem dhe te pasincerte. Ne nje cikel zgjedhor ne RM pati konkuruar nje Parti me moton me dinjitet dhe pergjegjsi dhe ai subjekt politik ne zgjedhjet e pergjithshme te mbajtura në vitin 2006 mezi se I pati fituar 2400 vota. Dhe pse është i rëndësishëm morali në politikë ky është i rëndësishëm për ta bërë përzgjedhjen e njerëzve tè duhur dhe ppzitiv në politikë sepse supozohet se këta do të mundësojnë funkcionimin më të mirë dhe më të sukseshëm jo vètëmse të institucioneve shtetërore por edhe të sistemit politik në përgjithësi. Që të arrihen këto objektiva në politikë politikanët duhet të detyrohen që gjat veprimeve apo dhe aktiviteteve të tyre që i ndërmarrin të zbatojnë edhe morall apo ato ti mbështesin në parime si dhe me norma morale. Pra asnje politikan qoftë i mirë dhe jo i mirë nëse ka mundësi ti shmanget moralit do ta bëj nji gjë të tillë.Pasiqë njerëzit janë më të prirur që të gjitha gjërat ti bëjnë me forcë dhe me dhunë sepse kjo e shkurton afatin për ti zbatuar punët apo dhe obligimet në ambientin politik.Pra me moral do te ketë më shumë tentime për zvarritje te kryerjes se aktiviteteve politike por me të këto gjëra bëhen më mirë dhe në mënyrën më cilsore gjë që të njëjtat do të jenëmë të pranueshme për shumicën e pjestarëve të shoqërisë.