Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi, ka thënë se nëse Albin Kurti nuk e bën bashkimin kombëtar sa është kryeministër, njerëzit do ta humbin besimin ndaj tij.

Në seancën plenare për votimin e Qeverisë së re, Hajredin Kuçi u shpreh kritikues ndaj Kurtit duke e akuzuar për mashtrim karshi qytetarëve.

Ai iu foli edhe deputetëve të LDK-së, ku tha se kjo parti duhet të dijë se nuk e ka më partner koalicioni partinë e tij, PDK-në. Derisa theksoi se gjatë mandatit opozitar, nuk do të përdorin metodat që i ka përdorur më herët Lëvizja Vetëvendosje.

Seanca për votimin e Qeverisë ka filluar rreth orës 11:00, pas diskutimeve pritet të bëhet votimi i Qeverisë Kurti.