Përderisa mund të mendoni se të pranosh një emoji nga një shok mund të jetë një gjest i miqësisë, në fakt ai mund të prishë celularin tuaj.

Një problem i ri është zbuluar që lejon këdo të prishë një iPhone me një tekst të thjeshtë prej tri shkronjash.

I përbërë nga një emoji i flamurit të bardhë, një 0 dhe një emoji ylber, mesazhi prekë modelet e iPhone që veprojnë përmes sistemit më të ri të iOS, duke bërë që celularët të bllokohen për disa minuta para se të kthehen përsëri në jetë.

Problemi u tregua në YouTube nga ‘EverythingApplePro’ dhe Preston159.com, të cilët zbuluan se ky problem prekë çdo pajisje që ka iOS 10 ose më të ri.