Ky bllokim që ndodh me vendosjen e kësaj date të caktuar në cilësimet e celularit tuaj të Apple, bën që iPhone-i pas fikjes të mos mund të ndizet më.

 

Faktikisht, iPhone do të ndizet deri tek shfaqja e logos së Apple, por do të mbetet aty dhe nuk do të mund ta zhbllokoni atë edhe nëse e fusni në PC ose laptop.

Ky bllokim ndikon në iPhone, iPad dhe iPad Touch që kanë procesorë 64-bit dhe që veprojnë me iOS 8, 9 ose 10, duke përfshirë iPhone 5S ose më të ri.

Mos e bëni këtë dhe mos ia bëni këtë askujt! /Albeu.com