Kulla Eiffel, një nga atraksionet më të famshme në botë të Francës, do të ketë një mur mbrojtës xhami rreth bazës së saj si pjesë e masave antiterroriste të bashkisë.

Struktura 324-metra e lartë që vizitohet nga rreth 7 milionë njerëz në vit ka pasur barriera të përkohshme metalike që prej kampionatit evripain të futbollit në 2016.

Por pas disa sulmeve të rëndë terroriste në Francë nga militantë islamikë si ai i Parisit në nëntor 2015, bashkia ka propozuar vendosjen e peneleve të xhamta dy metër e gjysëm të larta rreth bazës së saj. “Kjo do të ketë tre qëllime: përmirësim të pamjes, lehtësim të hyrjeve dhe forcim të mbrojtjes së vizitorëve dhe stafit të kullës”, tha Jean-Francois Martins, zyrtar i bashkisë.

Kostoja e projektit do të jetë rreth 20 milion euro sipas të përditshmes Le Parisien.