Kompania “Hemiprom” nga qyteti Sveni Nikole është në pronësi të familjes Nikollov, të cilët janë në kumbarë të ish ministres së Punëve të Brendshme nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Gorda Jankulloska.

Siç shrkuan javorja “Fokus”, sipas të dhënave zyrtare, “Qumështorja Nikollovi” nga vitit 2014 ka marrë disa tenderë nga Komuna e Sveti Nikoles, ndërkaq në të njëjtën periudhë ka  blerë edhe vend atraktiv ndërtimtar, në sheshin e qytetit që të ndërtojë hapësira komerciale dhe objekt rekreativ të sportit.

Kompania punon lartë-poshtë me fitim të njëjtë çdo vjet, në megjithatë gjatë periudhës së fundit, ndjeshëm i ka rritur të ardhurat. /Portalb