Opinion : Mensur Pajaziti

Vlerat kombëtare të një shoqërie janë pjesë e traditës dhe kulturës së asaj shoqërie, që duhen vlerësuar me çdo çmim! Pra, askush nuk mund të mohojë vlerat e një shoqërie, pasi janë të drejta sublime të pamohueshme. Mirëpo, kur vlerat kombëtare shtrydhen për hir të interesave të partisë ditore, atëherë veçse kemi mohim të vlerave kombëtare. Kur interesi material dhe përfitimi i politikave ditore del përpara asaj shpirtërores dhe vlerës kombëtare, atëherë kjo vlerë humb shkëlqimin e duhur. Vendosja e shtatores së atdhetarit Isa Boletini në Saraj, sjell një reagim mbarëshoqëror në vend, duke na përkujtuar taktizimet e partisë në pushtet, që hiqet pas çdo projekti kombëtar. Këtë shoqëri politikat ditor e bënë të varur nga gjithçka, duke ua shpërlarë kokën popullit me veset e tyre gjoja kombëtare, ndërsa realiteti përkon se e gjitha vëmendja spostohet nga e keqja e madhe që po i kanoset popullit shqiptar, në kthimin gjoja drejt vlerave kombëtare. Sot shqiptarët janë të diskriminuar, të burgosur të përjetshëm, varfëri e skajshme, ideal i rremë… Shkurt dhe me një fjalë ajo shtatore duhej vënë në Shkup, tek duhej të rezultonte të vërtetën e historisë sonë, e jo në përiferi, por këtu tashmë interesi vetjak përbën sot gjithçkanë. Këtë reagim qytetar po e përmbyll me shprehjen e Kantit, i cili shkruante: “Pra historia e natyrës fillon nga e mira, sepse ajo është vepër e Zotit; historia e lirisë fillon nga e keqja, sepse ajo është vepër e njeriut”.

Autori është  sekretar i degës së LR PDSH-Tetovë