Ushtarët kurdë dhe turq kanë prezantuar ndasitë e tyre në lidhje me raportet e fundit rreth situatës shqetësuese në Afrin të Sirisë.

Një ushtar kurd ka folur për “Sputnik” i cili tha se janë kapur 16 ushtarë turq gjatë luftimeve në Afrin, kur Ankaraja së bashku me rebelët e lirë sirianë janë duke luftuar kundër kurdëve që prej 20 janarit.

“Militanët kanë humbur katër njerëz,” tha zëdhënësi i Forcave Mbrojtëse të Kurdistanit, raporton “Sputnik International”.

Ai gjithashtu tha se ka një zvogëlim të numrit të sulmeve ajorore turke në këtë zonë.

Të mërkurën, Turqit dhe Kurdët kanë dalur me raportet e tyre mbi humbjet e personelit ushtarak gjatë luftimeve. Përderisa, Turqia ka thënë se 287 kurdë janë vrarë, në anën tjetër ushtria kurde e ka përgenjështruar një gjë të tillë duke deklaruar se janë vrarë 15-20 ushtarë të milicisë kurde.