Kryetari i VV-së Albin Kurti tha se ky votim është vendim për gjeneratat e ardhshme sepse ky nuk është kufi por caktim i kufirit të ri.

Ky është demarkacion i Hashim Thaçit, Isa Mustafës, Skënder Hysenit e tash edhe i Ramush Haradinajt.

Kurti tha se Murat Meha ka negociuar sipas kushteve të komisionit të Malit të Zi.

 VV e voton vetëm dokumentin që korrigjon por jo edhe marrëveshjen e komisionit Meha.

Ai tha se ky nuk është shënjim i vijës kufitare por caktim kufirit të ri.

Kurti tha se Haradinaj po mundohet të hajë me dy lugë, edhe me komisionin Meha edhe me komisionin Bulliqi.

Nëse ky demarkacion votohet Kosova sipas Kurtit humb territor.