Tashmë një kohë të gjatë përflitej ndarja e brendshme e ASH-së në dy blloqe.
Disa vite me rradhë përflitet se ASH-ja është e ndarë në krahun e Selës dhe krahun e Taravarit.
Lufta e mbrendshme per dominim të partisë kulminoi më datë 3 Shkurt, kur kryetari aktual i Aleancës për shqiptarët Arben Taravari përmes një statusi në facebook paralajmëroi bashkëpunim me bllokun opozitar Lidhjen Evropiane për Ndryshimm e cila aktualisht u ribrendua në VLEN.

Fill pas këtij statusi filloi ndarja fizike e ASH-së. Pothuajse çdo degë e saj është përçarë në propororcione të ndryshme.

Në disa degë kryeson Taravari me shumicë të thjeshtë, 70%-30% apo 65%-35%, në disa degë të tjera vërehet një situatë e kundërt ku përqindja është e kundërta në favor të Selës. Për publikun ngeli enigmë rasti i Kumanovës, përkatësisht degës së Kumanovës dhe Likovës. Në këto dy degë 95% e strukturave janë rreshtuar me krahun e Taravarit, si asnjë degë tjetër në nivel republikan.

Natyrisht, shtrohet pyetja: A janë meritat e Taravarit për këtë mbështetje kaq të fuqishme? Shumëkush mund ta mendojë kështu, por në fakt gjeneza e kësaj mbështetje është dikund tjetër dhe sipas njohësve të rrethanave problemi qëndron dikund tjetër.

Nuk kontestojmë figurën dhe ndikimin e Taravarit si një intelektual i çmuar që ka simpati të fuqishme në zonën zgjedhore 2 dhe sidomos në Kumanove-Likovë! Por duhet të dijmë që mbështetjes së Taravarit i paska ndihmuar edhe faktori njeri dhe figura cinike e nënkryetarit të partisë dhe deputetit Elmi Aziri.

Pas marrjes së mendimit nga ana e njohësve të mirë të rrethanave politike dhe intervistimit të qytetarëve të rëndomt të Kumanovës, por edhe disa nga anëtarëve të kësaj partie, rezulton në një paradigmë shumë interesante. 16 nga 18 kuvendarë të Aleancës për shqiptarët në degën e Kumanovës dhe Likovës janë të njëzëshëm në shprehjen e revoltës së tyre.

Bashkimi i tyre rreth një qëndrimi të qartë kundër krahut të Selës, në fakt nuk ka të bëjë me Selën drejtpëdrejt, por ka të bëjë me funksionarët që ka favorizuar Sela nëpër pozita kyçe. Arsyeja më e madhe është favorizimi që Ziadin Sela ia ka bërë figurës diletanteske, cinike dhe përçarëse të deputetit Elmi Azirit.

Ai pas arritjes së qëllimit, marrjes së mandatit të deputetit, u shpërngul të jetojë në Shkup. Gjate gjithe ketyre viteve sa ka egzistuar ASH-ja, ai i ka shërbyer kauzës së vet personale, ndërsa Kumanovën e ka vizituar vetëm atëherë kur është dashur ta shfrytëzojë për ndonjë qëllim të caktuar.

Një nga akuzat më të theksuara të opinionit kumanovar është se deputeti i zonës Elmi Aziri ka shfrytëzuar imunitetin politik për të larguar çdo intelektual te mundshem që është afruar të mbështesë Aleancën për Shqiptarët. Ai madje ka arritur të largojë çdo konkurent të drejtperdrejt që do të rrezikonte rizgjedhjen e tij për deputet.

Sipas rrëfimit të kumanovarëve të revoltuar, ata theksojnë se interaksionin politik deputeti Elmi Azirie e ka zhvilluar kryesisht me figura të dyshimta të nëntokës dhe persona me dosie të rënda kriminale që gravitojnë në rajonin e Shkupit, Kumanovës, Haraqinës, Butelit, Gazi Babës etj. Thuhet se ai ka përdorur këtë “shoqëri diletantësh” të krijuar rishtaz, që të ia pastrojnë rrugën brenda partisë prej konkurencës për pozitën e nënkryetarit të partisë por edhe të bartësit të listës së deputetëve të Aleancës për shqiptarët në zonën e dytë zgjedhore. Sipas rrëfimit të strukturave të ASH-së, në këmbim të kësaj, Aziri ka premtuar se do ti shpërblejë në forma të ndryshme, me punësime, me oferta joshës, tenderë, licensa pune, mbrojtje nga ligji etj.

Pas prerjes së tërthortë që i bëmë mendimit të kumanovarëve dhe veçanërisht të strukturave të Aleancës për shqiptarët, kemi konstatuar se mos-përfillja ka egzistuar disa vite me rradhë dhe jo vetëm tani. Situata agravon akoma më shumë pas inkuadrimit të ASH-së në qeveri në vitin 2023 ku Aziri ka keqpërdorur afërsinë me ish-liderin e ASH-së Sela për të vendosur në pozita kyçe të dëgjueshmit e tij të cilët janë dakorduar të punojnë për përfitime private të tij.
Ai ka përdorur edhe njohjen me funksionarët e BDI-së për të ia arritur qëllimit. Në këtë veprim përçarës dhe diferencues, ai shpesh herë ka përdorur njohjen edhe me funksionarë dhe ministra të LSDM-së, mes të cilëve më shpesh përmendet emri i Oliver Spasovksit, ku Aziri shpeshherë është dëgjuar të ketë thënë që ai qëndron mbi ligjin dhe ndikimi në MPB është i pakontestueshëm. Ndërsa bandat kriminale të afërt me të, nuk do mundet ti prek askush sepse do ta prishe qeverinë.

Për të rrumbullaksuar këtë analizë, konstatojmë se në degën e Kumanovës dhe Likovës nuk është shumë meritore figura e Taravarit, sa që është e pamohueshme revolta e kumanovarëve ndaj deputetit Elmi Aziri dhe nëntokës që rrethon atë, të cilët punojnë për agjenda private dhe biznesore dhe asesi në favor të partisë.