Fraksioni i ri në VMRO-DPMNE që kërkon largimin e Nikola Gruevskit dhe reforma të thella në parti përbëhet nga kuadro të reja, të cilët janë të shkolluar jashtë vendit dhe kanë një përvojë të deritanishme profesionale, informon INA.

I pari është Aleksandar Mihajllovski, anëtar i VMRO-DPMNE nga 1996, jurist i diplomuar. Anëtar i Komitetit ekzekutiv dhe Qendror të kësaj partie. Nga 2000 – 2002 i punësuar në kabinetin e ministrit të MPB. Më pas ka punuar me zyrën e tij të avokaturës dhe përfaqësues i VMRO-DPMNE që kishte bërë ankesat në Komisioni Shtetëror Zgjedhor.

Aleksandar Stojçevski është një nga iniciatorët kyç të kësaj nisme i cili është jurist i diplomuar. Ai është një figurë relevante që tani mban postin e nënkryetarit në Komitetin komunal të VMRO-DPMNE në Aerodrom. Ai aktualisht është ndihmës –drejtor në sektorin për çështje juridike dhe të përgjithshme në drejtorinë e SHA për Ndërtim dhe menazhim me hapësirat banesore.

Petar Bogojevski nga Krusheva, doktorant i shkenacave politike që punon si këshilltar shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes si këshilltar shtetëror. Ka qenë në disa pozicione në Ndërmarrjen publike për menaxhim me hapësirat banesore dhe në Doganë.Ai kishte udhëhequr një kohë projektet për ndërtimin e sallave sportive që bëheshin nga Agjencia për Rini dhe Sport.

Kostadin Bogdanov – agjent i Qeverisë para Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg. Ai rrjedh nga një familje që kanë themeluar VMRO-DPMNE, por më pas edhe vetë ka qenë aktiv në këtë parti.  Ai ka magjistruar në Universitetin e Mastrihtit në Holandë, ndërsa punon si profesor në Akademinë për gjykatës dhe prokurorë.

Aleksandar Stojçevski është një nga iniciatorët kyç të kësaj nisme i cili është jurist i diplomuar. Ai është një figurë relevante që tani mban postin e nënkryetarit në Komitetin komunal të VMRO-DPMNE në Aerodrom. Ai aktualisht është ndihmës –drejtor në sektorin për çështje juridike dhe të përgjithshme në drejtorinë e SHA për Ndërtim dhe menazhim me hapësirat banesore. (INA)

Aleksandar Mihajllovski

 

 

Petar Bogoevski

 

Kostadin Bogdanov