PARA VOTIMIT DEPUTETËT E OPOZITËS BRAKTISËN SEANCËN

Pa praninë e deputetëve të opozitës, të cilët u larguan nga seanca e mbrëmjes së sotme para fillimit të votimit, Kuvendi para mesnatës, me 62 vota “pro”, miratoi buxhetin për 2021.

Parlamenti miratoi buxhetin për vitin 2021. Ky është buxheti i parë afatmesëm i paraqitur dhe miratuar nga Parlamenti me të cilin parashikohet rritje ekonomike në vitin e ardhshëm prej 4.1% dhe uljen e deficitit buxhetor për 3.6 përqind krahasuar me këtë vit. Siç u theksua gjatë prezantimit të buxhetit, qëllimet kryesore janë : ruajtja e shëndetit të qytetarëve, shëndeti i ekonomisë dhe përshpejtimi i rritjes dhe reformave strukturore.

– Buxheti ka tre përparësi kryesore – shëndetësia, ekonomia dhe ruajtja e stabilitetit të vendeve të punës, sundimi i ligjit dhe integrimi. Buxheti është preciz, i saktë, përmban komponent zhvillimi. Investimet kapitale janë 26.2% më të larta se buxheti aktual, 3.4% e BPK-së ose mesatarja që vendi ynë kishte në vitet më të mira. Për shëndetësinë, kemi 100 milion euro më shumë krahasuar me vitin 2019 ose 40 milion euro krahasuar me vitin aktual. Në arsim kemi një rritje katërfish të investimeve kapitale. Për vitin e ardhshëm, me të gjitha sfidat, sigurohen fonde edhe për sfidën e krizës Covid, në rast se është e nevojshme – tha Ministri i financave Besimi.

Buxheti i vitit të ardhshëm është një buxhet për rimëkëmbjen nga kriza e shkaktuar nga Covid-19, por gjithashtu vendos bazat për një rritje të përshpejtuar ekonomike në periudhën e ardhshme. Ky është buxheti i parë i miratuar afatmesëm dhe bazohet në tre platforma: A. Konsolidimi fiskal, i cili deri në vitin 2025 duhet të ulë deficitin buxhetor në 2%, ose nën kriterin e Mastrihtit, B. Strategjia për rimëkëmbjen dhe rritjen e përshpejtuar ekonomike, e cila duhet të dyfishoi rritjen në periudhën e ardhshme me norma prej 4-5% dhe C. Plan për investimet publike 2021-2025, me qëllim rritjen e pjesëmarrjes së investimeve në shpenzimet totale dhe përmirësimin e zbatimit të tyre. Në buxhet janë alokuar fonde për mbështetjen e qytetarëve dhe ekonomisë, dhe atë për: shëndetësi janë ndarë 664 milion euro, mbrojtjen sociale 1.47 miliard euro, arsim 465 milion euro dhe për zhvillimin e ekonomisë 1.141 miliard euro.

Të hyrat totale të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë Veriore për vitin 2021 janë planifikuar në nivelin prej 212.6 miliard denarë dhe ato janë 8.3% më të larta krahasuar me Rebalancin e dytë për vitin 2020, ndërsa shpenzimet janë planifikuar në nivelin prej 247.5 miliard denarë ose 2.1% më e ulët krahasuar me Rebalancin e dytë të vitit 2020. Kështu, deficiti buxhetor parashikohet në 4.9%, ose pothuajse dy herë më i ulët se ky vit. Politikat e konsolidimit fiskal pritet të ngushtojnë deficitin buxhetor gradualisht çdo vit, në mënyrë që në vitin 2022 të parashikohet në -3.8%, në 2023 -3.2%, në 2024 -2.9% dhe në 2025 – 2% dhe do të jetë nën kriterin e Mastrihtit prej -3% të BPK-së.

Sipas Strategjisë për Rimëkëmbjen dhe Rritjen e Shpejtuar e cila bazohet në katër shtylla: masat për rimëkëmbjen ekonomike nga Covid-19, masat për rritjen e përshpejtuar, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, masat për të rritur konkurrencën dhe rrjetëzimin në zinxhirët e furnizimit global dhe investimet në kapitalin njerëzor. ,Shtylla e parë, Rimëkëmbja ekonomike nga Covid-19 mbulon përparësitë – mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe mbrojtja sociale e kategorive më të prekshme të shoqërisë dhe mbështetja për ekonominë, sektorin privat dhe mbrojtjen e vendeve të punës. Shtylla e dytë – Rritja e përshpejtuar, përfshirëse dhe e qëndrueshme ekonomike përqendrohet në qeverisjen e mirë (sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit dhe ndërtimi i kapaciteteve të institucioneve), qëndrueshmëria fiskale, stabiliteti makroekonomik dhe financiar, zhvillimi rajonal lokal dhe i barabartë, jeta e qëndrueshme dhe e shëndetshme , ekonomia e gjelbër dhe digjitalizimi i ekonomisë dhe shërbimeve publike, brenda të cilave parashikohen masa dhe aktivitete të ndryshme. Shtylla e tretë – Forcimi i konkurrencës së sektorit privat. Fokusi është në forcimin e lidhjeve tregtare dhe integrimin në zinxhirët globale të krijimit të vlerës, përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe trajtimin e ekonomisë gri, përmirësimin e aksesit në financa dhe teknologjitë e adaptimit dhe modernizimin e bujqësisë. Shtylla e katërt – Zhvillimi i Resurseve Njerëzore dhe Shanse të Barabarta, përfshinë zhvillimin e burimeve njerëzore (arsimin, shkencën dhe shëndetësinë), aktivitetin më të madh të popullatës që punon dhe mbrojtjen sociale dhe sigurinë shoqërore, brenda së cilës parashikohen masa dhe aktivitete të ndryshme.

Në pajtim me këtë, parashikimet në planin afatmesëm janë që rritja të dyfishohet në pesë vitet e ardhshme, 4.6% rritje në 2022, 5.2% në 2023, 5.6% në 2024 dhe 5.9% në 2025. Në periudhën nga 2026 deri në 2030, norma mesatare e rritjes ekonomike parashikohet të stabilizohet në 5.75% në vit.

Gjatë debatit parlamentar për buxhetin, u pranuan 18 ndryshime, të cilat siguruan fonde shtesë për efiçiencën e energjisë – masa për prokurimin e dritareve dhe dyerve efikase të energjisë për familjet, për krijimin e zonave ekologjike, për akreditimin e Laboratorit Qendror të Mjedisit, për pajisjet bujqësore, për prodhuesit e verës familjare, për infrastrukturën komunale në disa vendbanime, për përfitimet sociale për punëtorët e falimentuar si dhe për ndërtimin dhe rekonstruimin e dy shkollave në Gostivar.