Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndryshojnë politikën e tyre ndaj ndryshimeve klimatike dhe do të tërhiqen nga marrëveshja globale për reduktimin e emetimit të gazrave.

Kjo është thënë nga Myron Ebel, kreu i ekipit të tranzicionit të Agjencisë së Mbrojtës së Mjedisit në SHBA (EPA).

“Trump mund ta bëjë këtë nesër, kjo mund të jetë pjesë e paketës së madhe me urdhra ekzekutive”, tha Ebel në një konferencë në Londër, duke shtuar se nuk e dinte kohën se kur mund të ndodh kjo, transmeton lajmi.net.

Trump, është skeptik mbi ndryshimin e klimës, ai gjatë fushatës kishte premtuar se do të rriste shfrytëzimin e naftës, gazit dhe qymyrit në Shtetet e Bashkuara. Ai premtoi se SHBA-të do të dalin nga marrëveshjet e Parisit që janë kundër ndryshimeve klimatike.

Përndryshe, Donald Trump kohën e fundit ka nënshkruar një dekret ekzekutiv për t’i ndaluar hyrjen në SHBA shtatë vendeve myslimane, pas kësaj ndaj tij pati kritika të ashpra, por edhe protesta në të gjithë Shtetet e Bashkuara.