Prokurorja Speciale Publike, Fatime Fetai, në seancën gjyqësore për rastin “Trajektorja” është paraqitur me një bundë të gjatë elegante, çizme të gjata dhe një çantë, përcjell Fol.

”Bunda, të cilën Fetai e ka të veshur është e ngjashme me një nga modelet e një shtëpie të njohur të modës në Beograd, përcjell Fol, agjenci e cila ka dyqanet e saj në Shkup. Çmimi i bundës arrin 830 euro, me zbritje. Sipas përshkrimit të prodhuesit, bunda është me lesh rakuni (kafshë)”, shkruan Kanali 77. /Fol/