Lupço Janeviq është shef i Njësisë për sigurim të Zoran Zaevit prej kur ai u bë kryeministër i Republikës së Maqedonisë, bën të ditur mediat në Maqedoni nga burime jozyrtare të MPB-së.

Janeviq punon pothuajse 27 vite në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Repartin e mbrojtjes së personaliteteve dhe subjekteve të caktuara.

Sasho Tasevski është bërë kryeshef i Repartit të Sigurisë ose Drejtorisë e Gjashtë, ndërsa Aco Angellovski është vendosur në krye të Sektorit për siguri preventive në MPB.