Ky është telefoni i ri i presidentit Trump [FOTO]

Presidenti i cili dikur kërkonte bojkotimin e produkteve të Apple, tani është pronar i njërit prej tyre.

Drejtori për media sociale në kabinetin e presidentit Trump, Dan Scavino Jr., përmes një njoftimi në Twitter ka njoftuar se tani presidenti Trump është pajisur me telefonin e tij të ri të markës iPhone nga kompania Apple, transmeton Express. Trump më herët kishte kërkuar bojkotimin e produkteve nga Apple pas refuzimit të kësaj të fundit për të hakuar një telefon iPhone të njërit nga terroristët në rastin San Bernardino.

Presidenti Trump më herët kishte përdorur një telefon me sistem Android i cili nga ekspertët e sigurisë ishte cilësuar si jo i sigurt.

TEMAT: