Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka uruar 9 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës përmes një letre që i është dërguar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
 
Në letrën e Trumpit që i është dërguar Thaçit, theksohet se SHBA-ja me presidentin e ri Donald Trump vlerësojnë marrëdhënien e mirë me Kosovën duke u bazuar në aspiratat për stabilitet, paqe dhe prosperitet të të gjithë qytetarëve.

Kjo është letra e plotë:

Në emër të Presidentit Trump dhe popullit amerikan, është nderi im që të uroj qytetarët e Kosovës për nëntë vjetorin e pavarësisë të cilin e festoni më 17 shkurt.

SHBA vlerëson marrëdhëniet e forta me Kosovën bazuar në aspiratat e përbashkëta për stabilitet, paqe dhe prosperitet për të gjithë qytetarët tanë. Ne e përshëndesim progresin që populli i Kosovës e ka arritur në zhvillimin e institucioneve demokratike e multietnike përgjatë nëntë viteve të tyre të pavarësisë. Në vitin 2016, SHBA ishte e lumtur që pa se Kosova fitoi Medaljen e parë Olimpike dhe Kombëtarja e Kosovës zhvilloi ndeshjen e parë në FIFA.

Mezi i presim arritjet e vazhdueshme të Kosovës derisa ajo po punon në forcimin e sundimit të ligjit, luftimit të ekstremizmit të dhunshëm dhe të ndërtojë raporte pozitive me fqinjët e saj dhe me mbarë botën.

SHBA mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën që të ketë sukses dhe do të vazhdojmë të punojmë me liderët dhe popullin e saj në ndjekje të paqes dhe prosperitetit.