Filip Sekulovski, i dyshuar për vrasjen e 28-vjeçarit Martin Janushev, është regjistruar në listën e kërkimeve të publikuara në faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme.

Ministria e Brendshme tha se Sekulovski dyshohet për vrasjen e Janushev dhe se është dhënë urdhër arresti ndërkombëtar ndaj tij.

”Kemi prova të pakundërshtueshme se personi F.S. është autori i vrasjes së Martin Janushev. Akuzat penale janë ngritur gjithashtu dhe masa të tjera duhet të merren në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar për sigurimin e personit dhe pastrimin e plotë të çështjes”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski disa ditë më parë. /Fol/