Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Europian për Dialogun Beograd-Prishtinë Mirosllav Lajçak është nisur drejt Prishtinë.

“Pas disa ndërlikimeve të vogla me fluturimin dje, bashkësia ndërkombëtare u vu në aksion. Unë tani jam rrugës për në Prishtinë – mirësjellje e ushtrisë zvicerane. Mezi pres që ta nis zyrtarisht vizitën time në Kosovë, sot më vonë”, ka shkruar ai në Twitter.

Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun pritet të qëndrojë në vizitë treditore në Prishtinë ku, sipas njoftimit të Zyrës së BE-së, do të takohet me udhëheqjen politike, përfaqësuesit e partive politike dhe të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë, si dhe krerët e misioneve të vendeve anëtare të BE-së.