Gjykata supreme sapo ka sjellur vendimin për lirimin nga burgu të ish ministrit të punëve të brendshme, Mitko Çavkov. Me vendim të gjykatës, Çavkov bashkë me disa deputetë të VMRO-DPMNE-së që akuzohen për “terrorizëm” më 27 prill, nga burgu i Shutkës do të transferohen në paraburgim shtëpiak, shkruan Gazeta Lajm. Nga numri i përgjithshëm i të akuzuarëve për 27 prillin, në burg kanë mbetur vetëm pesë persona. Ndërkohë deputetët e VMRO-së që deri tani ishin në burg shtëpiak, kjo masë u zëvendësohet me masa përkujdesi. Që kur u arrestua Çavkov, shumë analistë shqiptarë vlerësonin se ai nuk do të mbahet gjatë kohë në burg, nëse BDI mbetet pjesë e qeverisë së Zaevit.

Ndërkaq më të zëshëm kundër arrestimit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së ishin kryeparlamentari Talat Xhaferi dhe Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, të ilet konsideronin se policia nuk ka respektuar procedurat për arrestimin e deputetëve.