Cristiano Ronaldo ka prishur marrëdhëniet me disa lojtarë, presidentin Florentino Perez dhe dëshiron largimin nga Real Madrid. Lojtari më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo nuk është më i lumtur ne Real Madrid dhe dëshiron kthimin në Manchester United, shkruan Mirror.

Portugezi ka prishur marrëdhëniet me disa lojtarë në skuadër dhe me presidentin Florentino Perez, prandaj e ardhmja e tij në Santiago Bernabeu është në dyshim. Siç shkruan gazeta, Unitedi është gati që të paguajë një shumë të majme për portugezin, të cilin e dëshiron sërish mbrapa në Old Trafford.

Për më shumë, thuhet se Ronaldo tashmë ka nisur të kërkojë një shkollë private për djalin e tij. Ronaldo pikërisht nga Unitedi në vitin 2009 ishte transferuar në Real për 96 milionë euro.