Trafiku në rrugët e shtetit është i qetë, vende -vende me lagështi, përcjell Fol.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë mjediseve të qytetit është i moderuar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Ky informacion vlen vetëm për anën maqedonase të vendëkalimeve.

LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe pajtueshmëri me sinjalizimin e caktuar të trafikut. Rrëshqitje të tokës mund të hasim në rrugët Kocani – Makedonska Kamenica – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovo, Katllanovë – Veles, Krushevë – Resnjë dhe Demir Hisar – Bukovë./Fol.mk