Olivier Zhiu u detyrua të largohej i dëmtuar nga ndeshja e Francës ndaj Irlandës në kualifikueset e Europianit. Sulmuesi mori një goditje në kavilje dhe pas 25 minutash lojë, ai la fushën e blertë duke u larguar. Pas ndeshjes, Zhiru i është përgjigjur gazetarëve duke u shprehur se një dëmtim të tillë e ka marrë edhe në Ligën e Kampionëve kundër Napolit dhe prej muajsh nuk kishte ndjerë shqetësime, por dhimbja e mbrëmshme për të ishte e madhe.