Vllatko Mijallkov, vëllai i ish kreut të DSK-së Sasho Mijallkov para një jave ka dhënë dorëheqje nga bordi i Doganës njofton televizioni 24 nga burime brenda Doganës ndërkohë që mësohet se kanë qenë shkaqet personale kanë bërë që ai të jep dorëheqje.

Mijallkov ka punuar si këshilltarë i drejtorit të Doganave por me ndërimin e pushtetit ai është vendosur si referent për regjistrim të dokumentacionit, ndërkohë që ai nuk është prononcuar për mediat nga Dogana theksojnë se marrëdhënia e punës së Vlatko Mijalkov është ndërprerë me kërkesë të tij.