Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë shprehet e rezervuar rreth zbatimit të reformave të paralajmëruara në arsim. Kreu I saj Nuhi Dardhishta tha për Alsat se në bazë të kushteve momentale nëpër shkolla fillore zbatimi I reformave të reja në arsim mund të mbetet vetëm imagjinatë dhe asgjë më shumë. Kreu I LASH-it Dardhishta, këtë e arsyeton me faktin se në shumë shkolla fillore, posaçërisht ato shqiptare përveç bankave dhe karrigeve klasat nuk posedojnë asnjë pajisje tjetër mësimore. Madje, nga LASH kërkojnë që shkronjat e Abetares të mësohen në klasë të parë dhe jo siç është paraparë me reformat, në klasë të parë të mësohen vetëm disa shkronja të alfabetit.

Për momentin ajo është vetëm imagjinatë sepse kushtet nuk janë, pikësëpari kushtet në shkollat tona duhet të jenë, mjetet mësimore, shkollat tona kanë vetëm mësojtoret si objekt, duhet mjete mësimore për atë, pastaj aty duhet të shtohen ose të zgjerohen ato mësojtre që të ketë vend shtesë për defrim gjatë pushimit të atyre nxënësve. Ne kërkojmë që në klasë të parë të vehet programi I Abetares dhe jo kështu si ishte e paraparë.. Abetarja vetëm në Maqedoni fillon në klasën e dytë, kështu që edhe për këtë arsye kërkesat kur I kemi bë për marjen e abetares gjithëkombëtarë në Maqedoni thuhet se nuk I përshtatet plan prpgrameve në Maqedoni- deklaroi Nuhi Dardhishta, LASH.

Gjithashtu, Dardhishta I ka drejtuar kritika Ministrisë së Arsimit, institucion I cili sic tha ai vazhdimisht po anashkalon LASH-in dhe nuk ka ftuar asnjë përfaqësues të tyre të bëhet pjesë e grupit punues për rëformat e paralajmëruara.

Për këtë unë kërkoj që të kyçen mësuesit në atë, mësues që do të jenë prej shoqërisë civile dhe jo që do ti dërgojë direkt ministria dhe çka tu thotë ministria ata do të veprojnë, nuk do të refuzojnë. Ne mendojmë se paraprakisht është dashur të jemi pjesë e grupit të punës që ti vëmë të gjitha ato, të bëhet ajo yrneku I këtij programi dhe pastaj të del në debat publik sepse shumë vështirë është më vonë të ndryshon pas debatit publik diçka që shumë rrallë herë ka pas ndryshime në këtë aspekt- shtoi ai.

Ditë më parë ministrja e Arsimit Renata Deskovska paralajmëroi një sërë reformash në arsim, mes tyre: reduktimi I orëve dhe njësive mësimore, zgjatja e orëve mësimore nga 40 në 55 minuta, tërheqja e detyrave të shtëpisë dhe mundësia për shfuqizimin e Kembrixhit për klasën e parë. /Alsat M/