Kryetari i komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata po shijon makinën luksoze “Volkswagen Tiguan 2.0 TDI” që komuna do të paguajë për pesë vite me një vlerë prej 50 mijë euro. Ai shpesh shihet nëpër qytezën e boshatisur duke drejtuar i vetëm këtë makinë, që ishte blerë nga Shoqata për Lizing “Porshe lizing” dooel Shkup.

Sipas marrëveshjes së publikuar, Komuna e blen veturën me pagesë të shtyrë, me lizing në afat prej 60 muajsh.

Ish-myftiu ishte arsyetuar se kjo makinë ka qenë e domosdoshme për shkak të terrenit në Dibër, ndërsa vetura e vjetër që e kanë kthyer ka qenë e vjetruar.

Ndryshe, Ruzhdi Lata është kryetar i Dibrës nga viti 2013, ndërsa në zgjedhjet e fundit lokale, në tetor të vitit të kaluar e fitoi mandatin e dytë, falë votave të  LSDM-së dhe Partisë së Gëzim  Ostrenit duke e mundur kundërshtarin e tij nga Aleanca e Shqiptarëve, Arben Agolli.