Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, për sot e ka paralajmëruar një konferencë për gazetarë, për të folur për aktivitetin diplomatik rus gjatë vitit 2017.
Minsitria e jashtme e Rusisë në rrjetin Twitter ka shkruar se konferenca për gazetarët e jashtëm dhe të brendshëm mbahet në nj ë qendër të mediave në Moskë.Zyrtarët thanë se Lavrov do të shprehet për shumë çështje, përfshirë raportet me Shtetet e Bahkuara, Ukrainën, NATO-n, Bashkimin Evropian dhe gjendjen në Gadishullin Korean.