Me rastin e fillimit të vitit, biznesmeni I njohur nga Tetova , Lazim Destani , organizoi një pritje në Klubin ekonomik Wirtschaftclub në Dyseldorf të Gjermanisë, për personalitete eminente nga sfera të ndryshme të jetës shoqërore dhe politike në këtë vend.
Në këtë mbrëmje ishin prezent mbi 400 pjesëmarrës. Në mesin e tyre pronarët dhe menaxherë të kompanive prestigjioze të rajonit të Dyzeldorfit që njëkohësisht janë dhe anëtarë të Klubit Wirtschaftclub, i cili gjendet në objektin e kompanisë së Destanit.
Në këtë eveniment morën pjesë edhe shumë përfaqësues të skenës politike nga të gjitha partitë politike gjermane, Ambasadorë dhe Konzuj nga shumë vende të botës si dhe përfaqësues të medias.
Po ashtu të pranishëm në këtë pritje ishin edhe Konsulli i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjermani , Michel Kelly, Ambasadori e Kosovës në Berlin, Skënder Xhakaliu si dhe Carsten Linnemann nga Unioni i Kristian-Demokratëve Gjermanë
(CDU) i cili me këtë rast mbajti një fjalim të ngjeshur duke shfaqur pikëpamjet e tij lidhur me sfidat e reja më të cilat ballafaqohet ekonomia botërore si dhe roli i Gjermanisë në këtë sferë.