Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku do të takohet sot me kandidaten për presidente të Kosovës, Vjosa Osmani.

Takimi do të ndodhë në orën 14:00, shkruan “Bota sot”.

Në lidhje se a do t’i bëjë kuorumin LDK-ja, Vjosa Osmanit, një koment e ka bërë edhe aktori Jeton Zogjani.

Ai në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se nëse LDK-ja e mbështet Osmanin, deputetët e Listës “Guxo” do të kthen në LDK, kurse kjo parti do t’i ketë dy ministri në ekzekutiv, si dhe postin e presidentit.