Në një intervistë të dhënë për “SportMediaset”, Leonardo Bonuçi ka bërë deklaratat e para pas largimit nga Juventus dhe transferimit tek Union Berlini. Qendërmbrojtësi ka dashur të saktësojë disa aspekte që, sipas këndvështrimit të tij, nuk janë të vërtetë.

“Kam lexuar dhe kam dëgjuar gjëra të pavërteta të thëna nga Juventusi dhe nga trajnerit. Nuk është e vërtetë se në tetor dhe në shkurt më është komunikuar vendimi i klubit për të ndërprerë bashkëpunimin në fund të sezonit. Madje, në fund të majit kam shprehur gatishmërinë time për të qenë zgjedhja e pestë/e gjashtë në mbrojtje.

Mbrojtësi italian shpjegon se ka nuhatur një situatë të tillë që më parë.

“Kam nuhatur diçka vetëm duke lexuar në gazeta deri kur më 13 korrik Xhiuntoli dhe Mana më kanë komunikuar, duke ardhur në shtëpinë time, se nuk do të isha më pjesë e skuadrës dhe se prania ime në fushë do të pengonte rritjen e ekipit.

Ky është turpërimi që më është bërë pas më shumë se 500 ndeshjesh me bardhezinjtë. E kam vlerësuar solidaritetin e shumë lojtarëve, edhe aktualë, të Juventus-it dhe klubeve të tjerë. Të gjithë me kanë dhënë mbështetjen e tyre për sjelljen e turpshme të klubit,“ tha mes tjerash Bonuçi.