Bayer Leverkusen shmang disfatën me Stuttgartin, teksa me barazimin 2-2 ruan pathyeshmërinë. Mysafirët ishin duke udhëhequr 0-2 me golat e Fuhrich dhe Undav, por vendasit u rikthyen në lojë me një gol të Adlit në minutën e 62-të.
Kur u mendua se po vinte humbja e parë për “aspirinat”, në skenë doli mesfushori Robert Andrich që realizoi gol në minutën e 90+7 për t’i dhënë një pikë Leverkusenit. Edhe pse kjo pikë nuk ishte e rëndësishme për Xhakën me shokë pasi janë tashmë kampion, ishte një barazim i artë për ekipin e Xabi Alonsos vazhdojnë kampionatin pa humbje.