Lëvizja BESA do të votojë për shkarkimin e Zvërlevskit para së gjithash për arsye se ai është protagonist i padrejtësisë ndaj shqiptarëve, por me këtë rast nuk mund të mos theksojmë se deri më tash as Prokuroria Speciale Publike nuk i ka përmbushur pritjet e shqiptarëve. Shqiptarët presin me të drejtë drejtësinë e vërtetë dhe zbardhjen e rasteve SOPOT, MONSTRA, por edhe zbardhjen e rastit të Kumanovës, potencohet në reagimin e kësja Lëvizje.