Lëvizja BESA është duke i ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit në vend, me çka përshëndet nismën për zbardhjen e dhunës së 27 Prillit në Parlament, njëkohësisht fton organet përgjegjëse që këtë rast ta ndriçojnë deri në fund, njofton Fol.

Me këtë është e habitshme se përse nga Presidenti, Gjorgje Ivanov janë të ftuara të gjitha partitë politike për të gjetur zgjidhjen e ngërçit politik mes palëve, ndërsa në të nuk ftohet Lëvizja BESA, si parti më e madhe opozitare te shqiptarët e Maqedonisë.

Apelojmë që mos të anashkalohet vullneti politik i shqiptarëve, pasi kjo mund të krijojë ngërçe më të thella politike. /Fol/