Ish kandidati i Lëvizjes Besa për kryetar komune në Tearcë, Amir Elezi ka bërë me dije se bashkë me shokë dhe bashkëveprimtarë, po kalojnë në krahë të Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Këtë e ka bërë publike vet Elezi përmes rrjetit social fejsbuk. Sipas tij, koalicioni ASH-AAA është i vetmi opsion që artikulon qartë kërkesat e shqiptarëve.

“Miq të dashur, së pari uroj që në këtë kohë pandemie ky postim i imi të ju gjejë juve dhe gjithë të dashurit tuaj shëndosh e mirë.
Meqë gati se çdo ditë marr mesazhe të panumërta në rrjetet sociale dhe shumë dashamir që i takoj më pyesin se në këto zgjedhje kënd duhet të perkrahim, ju detyrohem që nepërmjet këtij postimi të shpreh se unë me shokë jemi fuqishëm të angazhuar që në keto zgjedhje bashkë me gjithë shqiptarët ta nxjerrim fitues koalicionin ALTERNATIVA-ASH.
Ky koalicion është i vetmi opsion që artikulon qartë kërkesat e shqiptarëve në vend dhe ofron përfaqësim dinjitoz si në aspekt profesional, intelektual poashtu edhe në ofertë reale politike për votuesin”, ka shkruar Amir Elezi.

Elezi, në zgjedhjet e fundit lokale garoi për të parin e Komunës së Tearcës, ku arriti të kalojë në raundin e dytë dhe të grumbullojë rreth 4.200 vota. Ai është nga fshati Nerasht, ndërsa me profesion është mjek.