Agjencia e Lajmeve Zhurnal ekskluzivisht mëson se në zgjedhjet lokale të 15 tetorit Lëvizja BESA në Komunën e Haraçinës do të garon me Ali Ismailin.

Në mbledhjen e fundit të degës së Lëvizjes Besa në Haraçinë të mbajtur më datën 21 gusht, përkrahje unanime për kandidat për kryetar në këtë komunë ka marrë Ali Ismaili.

Ali Ismaili kishte përkrahje maksimale nga anëtarët e degës së Haraçinës edhe përkundër propozimeve tjera për kandidat për kryetar në këtë komunë.

Propozimi i degës së Lëvizjes Besa në Haraçinë është dërguar edhe në kryesinë qëndrore të kësaj partie me çka do të miratohet kandidatura e Ali Ismailit.

Ndryshe, Ali Ismaili është inzhinier i informatikës, njëherit edhe drejtor i departamentit të informatikës pranë Lëvizjes Besa.
Ismaili më herët ka punuar edhe në një ndër bankat më prestigjioze në vend, Pro Credit Bank.