Lëvizja BESA e udhëhequr nga Afrim Gashi ka filluar takime intensive me strukturat e saja partiake gjithandej Maqedonisë. Mbrëmë kryetari Gashi ka zhvilluar takim me degën e Haraçinës dhe Gazibabës, gjersa Sekretari i Përgjithshëm i partisë – Skender Rexhepi – Zejd ka zhvilluar takime intensive me qytetarët dhe strukturat partiake të Besës në Krushevë.

Gjatë takimit të zhvilluar mbrëmë me qytetarët e Krushevës, Sekretari i Përgjithshëm i BESËS, Zejd Rexhepi ka folur për situatën aktuale politike në vend, hyrjen eventuale të BESËS në qeverinë reformatore dhe hapat e mëtutjeshme të strukturimit të Lëvizjes BESA. Skender Rexhepi – Zejd të pranishmëve ju drejtua me fjalë emocionuese:

‘’ BESA është fryma e së ardhmes, ajo është më shumë se idea – është kjo BESA e cila dëshiron që Maqedonia të ecë drejt familjes euro-atlantike, pra NATO dhe BE. Sipas Rexhepit, ‘’Ne tani më po zhvillojmë takime me strukturat dhe aktivistët tonë gjithandej Maqedonisë, gjithë kjo po bëhet me qëllim që aktivitetet tona të intensifikohen sa më shumë që të jemi më afër halleve të shqiptarëve dhe qytetarëve në përgjithësi’’, përfundoi Skender Rexhepi – Zejd. Vlen të theksohet se Lëvizja BESA e udhëhequr nga Afrim Gashi, një kohë të gjatë është duke zhvilluar takime me aktivistët dhe strukturat partiake të saj.