Është zyrtarizuar edhe kandidati i Lëvizjes BESA në Saraj, ku do të garojë eksperti i njohur Bashkim Bakiu.

“E dashur familje, të nderuar miq dhe shokë, të nderuar banorë të Komunës së Sarajit,
Me lejoni që para jush ta shpalos kandidaturën time për kryetar të Komunës së Sarajit.
Para së gjithash i falënderoj strukturat e Lëvizjes BESA që ma dhanë këtë besim, si dhe të gjithë ata të cilët më kanë motivuar që ti futem kësaj sfide me të vetmin qëllim për t’ua kthyer qeverisjen e komunës banorëve të saj .
Unë, planifikoj që edhe pjesën tjetër të jetës time ta kaloj në Saraj, prandaj kandidaturën e ndjej si përgjegjësi morale, por edhe si zbatim në praktikë i një edukimi (studimet postdiplomike) jashtë vendit në sferën e decentralizimit, ndërsa studimi i rastit ka qenë mu Komuna e Sarajit.
Motivi im i vetëm është që Saraji të jetë vend i sigurt për të jetuar, i zhvilluar dhe i përparuar në të gjitha sferat. Sarajin dua ta shoh si një komunë moderne sepse ka potencial për zhvillim!
Prandaj, të nderuar banorë të Komunës së Sarajit ju ftoj që nga sot të fillojmë të punojmë së bashku për një të ardhme më të ndritshme për Komunën tonë, për fëmijët tanë dhe për të gjithë NE.
Sarajit i mungon një qeverisje e udhëhequr nga idealet më të larta profesionale që të arrihen rezultate të cilat sjellin ndryshime në jetën e gjithë banorëve të saj.
Na priftë e mbara!”, ka shkruar Bakiu menjëherë pas zyrtarizimit të kandidaturës së tij.