Po vërehet një mobilizim i gjithanshëm i Lëvizjes BESA për zgjedhjet lokale të 15 tetorit.

Mbrëmë ka realizuar një mbledhje dega e BESËS në Saraj ku është vërejtur se kjo degë tashmë ka “ndezë motorët” për zgjedhjet komunale.

“Ndizen motorat në degën e Sarajit, populli pret fitoren e madhe të lëvizjes BESA nëpër të gjitha komunat!”, – thonë nga BESA – Saraj.

Ndërkohë, kryetari i Degës, Ibush Jusufi, ka thënë se shkaku i politikave parimore dhe konstruktive të Lëvizjes BESA, për çdo ditë ka anëtarësime të reja në BESËN e Sarajit dhe vendbanimet e kësaj komune çdo ditë e më shumë e përkrahin këtë Lëvizje politike, e cila sipas tij do të sjell ndryshime të mëdha në favor të mirëqenies së shqiptarëve.