Në Maqedoni së shpejti do të formohet subjekti i ri politik me emrin “Lëvizja për Iliridën”. Kjo u vendos në takimin konsultues që u mbajt sot në Mavrovë midis përfaqësuesve të kësaj nisme dhe veprimtarit të njohur Mr.Gafurr Adili, informon INA.
Në takim u vendos që Kuvendi themelues i subjektit të ri politik Lëvizja për Iliridën të mbahet më 10 qershor me rastin e 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.
Lëvizja për Iliridën siç mësohet do të ketë për bazë dhe program projektin për Iliridën që ishte përkrahur nga shumica absolute shqiptare në referendumin