Gjykata e Apelit ka vërtetuar akt­ve­ndimin e Themelores për pezullimin e shtrenj­­ti­mit të ener­gjisë elek­trike dhe pa­­su­­ri­­min e oligarkëve prej pagesave të po­pullit.

Ish-shefi i kabinetit të ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Getoar Mjeku, ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook, për pezullimin e shtrenj­­ti­mit të ener­gjisë elek­trike.

Ai ka shkruar ase, kjo është fitorja jonë e radhës në kon­tes­tin kun­dër Zyrës së Rre­­gu­lla­to­rit të Ener­gjisë, të cilin po e ndjek si për­fa­që­sues i ak­ti­vis­tit Sami Kurteshi.

Ky është postimi i tij pa ndërhyrje:

Edhe një fitore e aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! — Gjykata e Apelit ka vërtetu aktvendimin e Themelores me pezullu shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe pasurimin e oligarkëve prej pagesave të popullit. Kjo është fitorja jonë e radhës në kontestin kundër Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, të cilin po e ndjek si përfaqësues i aktivistit Sami Kurteshi.

Më 27 nëntor 2019, një ditë pas tërmetit në Shqipëri, ZRrE ka vendosë tinëz disa tarifa nxitëse që u paguhen prodhuesve të rrymës si subvencione. Ato paguhen me pare të qytetarëve, kurse nga to përfitojnë oligarkët. Thujse të gjitha kompanitë përfituese kanë një vend operimi dhe të njëjtin pronar. Për 12 vjet sa do të zgjasë subvencionimi, konsumatorët do japin mbi 27 milionë euro.

Më 24 dhjetor, ne iu kundërvumë kësaj të keqeje me padi dhe kërkesë për shtyrje të ekzekutimit.

Aktvendimi, që na u dorëzu sot, është i pesti prej se ka fillu kontesti. Gjykata tashma ka miratu kërkesën për shtyrje të ekzekutimit — çka pezullon vendimin e ZRrE-së.

Tani do të presim shqyrtimin e padisë, çka mund të kërkojë disa vjet. Por e drejta është qartazi në anën tonë, dhe përpjekjet tona për shtetin e së drejtës, tregun e lirë dhe mbrojtjen e konsumatorit nuk do t’i ndalim në asnjë çast.

Për ma shumë rreth rastit dhe për shkresat e lëndës, ndiq vegëzën: https://pli.si/2U4kzgJ./ Arbresh.info