Propozim ligji për përdorimin e gjuhëve ka nxitur polemika të ashpra mes pushtetit dhe opozitës në seancën e Komisionit për Çështje Evropiane. Deputetët e VMRO-DPMNE-së insistuan që ky ligj të mos miratohet me shenjën evropiane pasi sipas tyre përmbajtja e këtij propozimi nuk bazohet në asnjë akt të Bashkimin Evropian. Sipas tyre, shumica parlamentare ka keqpërdorur këtë simbol evropian për ta fshehur kundër-kushtetutshmërinë, mungesën e debatit publik dhe marrëveshjen politike midis partnerëve të koalicionit për pikë politike para zgjedhjeve lokale, transmeton Alsat-M.