Në Kuvend është rritur tensioni për ligjin për përdorimin e gjuhëve. Deputetët e shumicës parlamentare kërkojnë miratimin e ligjit me yllin e Bashkimit Evropian për të përmbyllur edhe një pjesë nga Marrëveshja e Ohrit. Ndërkaq deputetët e opozitën të revoltuar kanë bllokuar foltoren duke kërkuar shtyerjen e miratimit të tij si dhe debat publik.