Ligji për vërtetimin e statusit juridik të objekteve të ndërtuara në mënyrë ilegale të cilin e votoi Kuvendi, hapë mundësi që nga proceset gjyqësore të shpëtojnë të akuzuarit për ndërtime pa leje, ndërsa e hapë çështjen se çfarë mesazhi dërgohet nëse leojhet legalizim madje edhe në parqe nacionale.

Dhjetë vite pas ligjit të parë për legalizim me 1 euro për m2, Kuvendi votoi ligj të ri për legalizim. Këtë herë, ata që kanë ndërtuar pa leje, do të duhet të paguajnë më shtrenjtë nga çmimi i rregulluar. Ka disa dallime. Me këtë ligj, mund të legalizohet gjithkund, madje edhe në parqe nacionale, përpos në bregun e Ohrit, ndërsa nuk mund të legalizohen ndërtesa. Me nenin e përfshirë nga deputetët e VMRO-DPMNE-së, për të cilin votuan edhe deputetët e shumicës, ky ligj u jep mundësi atyre për të cilët udhëhiqet procedurë për ndërtim ilegal të mos përgjigjen, si përshembull ish kryetari i komunës Karposh, Stevço Jakimovski, për të cilin ka procedurë të tillë, transmeton Zhurnal nga REL.

Neni 41 na Ligji për vërtetimin e statusit juridik të objekteve të ndërtuara pa leje, për të cilin votuan 72 deputetë, parasheh që procedurat penale që dalin nga procedurat për largiin e objekteve që kanë përfunduar apo po ndërtohen, të ndërpriten për të gjitha llojet e objekteve në përputhje me ligjin për ndërtim dhe ligje tjera me ditën që kur hyn në fuqi ky ligj”.

I vetmi deputet nga komisioni i Kuvendit për transport dhe lidhje ka votuar kundër këtij neni, është Mirosllav Bogdanovski, deputet i RDM, parti kjo e shumicës parlamentare.

Bogdanovski për REL thotë se me këtë hedhet ujë mbi gjithë punën e inspektorëve që kanë dalë në teren dhe kanë hyrë në procedura juridike dhe kështu janë armiqësuar dhe kanë pësuar kërcënime.

Por çfarë mesazhi dërgohet me këtë ligj?

Çështja tjetër që shtrohet është se pse nevojitet ky ligj tani dhe çfarë mesazhi përçon te qytetarët, jo vetëm te ato që kanë qenë kompetent të ndalojnë ndërtime të egra.

“Dërgohet mesazh jo i mirë. Në vend se shteti të sanksionojë ata që kanë ndërtuar në mënyrë ilegale, për çka duhet përgjigjur penalisht, me këtë mënyrë dëmtohen të gjithë qytetarët që kanë ndërtuar në mënyrë legale, me pagimin e të gjitha të dhënave e rregulluara për shtëpi apo banesë, ndërsa privilegjohen të gjithë ato që kanë ndërtuar në mënyrë ilegale dhe kanë marë mjete dhe hapësira nga shteti dhe qytetarët”, thotë arkitektja Sasnja Ragjenoviq Jovanoviq.

Legalizim më i shtrenjtë, a do të ketë ndonjë fitim?

Përbërja e kaluar e Qeverisë çmimin e ulët për legalizim të ndërtimeve të egra e arsyetoi me atë që 95% e ndërtimeve kanë qenë të personave me të ardhura të ulëta apo përdorues të ndihmës sociale. Me këtë ligj që të arrihet deri te objekti legal, duhet të paguhet më shtrenjtë, gjegjësisht 50% harxhime komunale më të larta.

Paqartësi shtesë shkaktuan edhe rregulloret joprecize ligjore për atë se ku mund të legalizohen ndërtimet e egra lidhur me zonat e mbrojtura sepse vetëm bregu i Ohrit është përjashtuar nga ky ligj. Davor Pehçevski nga organizata joqeveritare Eko Svest, problemi kryesor me ligjin thotë se është që nuk bën dallim mes kategorive të ndryshme të zonave të mbrojtura, pa dallim nëse bëhet fjalë për mbrojtje të natyrës apo burimeve të ujit të pijshëm.

Sipas ligjeve të ndryshme, thotë Pehçevski, për kategori të ndryshme ekzistojnë rregulla, ndërsa ky ligj nuk i parashhe ato, por vetëm thotë se Ministria për Ambient Jetësor duhet të jep pëlqim.

“E tani në teori, kjo do të thotë se Ministria për Ambient Jetësor do të thirret në ligjet për mbrojtje të natyrës dhe ligjit për ujëra dhe në përputhje me kriteret e mëtutjeshme, do të jep apo nuk do të jep pëlqim për legalizim. Mirëpo në praktikë kjo gjithmonë funksionon në mënyrë ideale dhe përvoja në 30 vitet e deritanishme tregon se puna korruptive gjithnjë hynë në fuqi kur dikush duhet të jep pëlqim për diçka”, thotë Pehçevsk