Udhëheqësi i shkarkuar Katalonjës, Carles Puigdemont dhe 4 zyrtarë të tjerë janë liruar me kusht nga një gjykatë hetuese në Belgjikë.
Një gjykatës i Brukselit vendosi se nuk kishte arsye për t’i vënë pesë politikanët pas hekurave dhe i liroi me kusht që ata të qëndronin në Belgjikë dhe të ndiqnin seancat e tyre gjyqësore brenda dy javësh.
Pesë zyrtarët u vetëdorëzuan në policinë belge pas një urdhër arresti të lshuar nga Gjykata spanjolle.
Puigdemont iku në Belgjikë pasi Madridi vendosi një sundim direkt mbi Katalonjën pas deklaratës për pavarësinë e këtij regjioni.